Lajme
Si planifikojnë t’i festojnë festat e fundvitit banorët e huaj në Gjermani
Udhëtime jashtë Gjermanisë, por edhe nga qyteti në qytet, brenda vendit...
Të huajt në Gjermani shpesh zgjedhin të shkojnë në shtëpi dhe të vizitojnë familjet e tyre gjatë sezonit festiv.
Duke qenë se është një nga shtetet me më së shumti të huaj, shumë kanë deklaruar se do të udhëtojnë në familjet e tyre jashtë Gjermanisë, apo edhe brenda saj, nga një qytet në qytetin tjetër, transmeton albinfo.ch.
Siç ka raportuar The Local, qeveria gjermane dëshiron të lehtësojë kufizimet gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, andaj ka forcuar masat përpara dhe pas saj. Por, e gjithë kjo po duket se nuk po tregon rezultatet, sepse afro 30 mijë raste po regjistron në vazhdimësi që disa ditë.
Sidoqoftë, me vendet e quajtura “zona me rrezik të lartë” në gjithë botën (dhe pasi numrat janë akoma të lartë në Gjermani), udhëtimi është jashtë diskutimit për shumicën e njerëzve.
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e cilësoi situatën „shumë serioze”. „Nëse si tani do të vazhdojnë të infektohen dhjetëra mijëra vetë me virusin, nëse vdesin qindra vetë në ditë nga virusi, atëherë kjo do të thotë se urgjentisht ne duhet të forcojmë përpjekjet tona në luftë kundër pandemisë”. „Kemi nevojë për një përgjigje të përgjithshme gjermane”, tha edhe kryeministri i landit Renani Veriore-Vestfali, Armin Laschet, të premten në Dyseldorf. „Ne nuk duam një mozaik në gjithë Gjermaninë, ku secili land ndjek rrugën e vet”.
Në Gjermani flitet për një mbyllje deri më 10 janar, në të njëjten kohë duhet të mënjanohen blerjet masive. Detyrimi për shkollën do të mbetet, por do të hiqet detyrimi për mësimin me prezencë në shkollë. Që nga e hëna faktikisht prindërit mund të vendosin në landin me popullsinë më të madhe në Gjermani, Renani Veriore-Vestfali, nëse do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë apo do t’i lënë në shtëpi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve














