Muzikë
Si po ndikon pandemia te këngëtarët?
Të prekur rëndë nga pandemia COVID-19 janë edhe artistët.
Për shkak tëi masave për kufizimin e përhapjes së virusit që ndalojnë grumbullimet e mëdha të njerëzve, të ardhurat nga koncertet, mbrëmjet e tjera muzikore e ahengjet familjare janë vënë në pikëpyetje.
Por cili është impakti ekonomik për secilin prej tyre?
Nëse në situatë hipotetike koncertet nuk do të mbaheshin këtë verë, një prej artisteve më të cilin e nisim listën, Tayna, parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera.
Rreth 400,000 euro mund të mbetet pa i përfituar edhe Ledri Vula, një prej artistëve më të paguar e më të kërkuar.
Capital T, Butrint Imeri e Dhurata Dora, Noizy e Meda, bazuar në shifrat e publikuara prej rreth 6000 eurosh për një koncert, supozohet se mund të mos marrin rreth 300,000 euro këtë verë. Rreth 250,000 euro mund t’i humbasë edhe lideri i Babastars, Getoar Selimi.
Premtuese vera duket të mos jetë as për Sinan Vllasaliun, Ramadan Krasniqi – Danin e Labinot Tahirin, nëse mbesin në fuqi masat e ndalimit të grumbullimeve në koncerte. Me çmime për dasma e mbrëmje muzikore nga 4000 deri 5000 euro, humbjet potenciale përllogariten në rreth 350,000 euro. Të njëjtin qarkullim supozohet ta ketë edhe Ermal Fejzullahu.
Më pak por sërish mjaftueshëm, mendohet se do t’i kushtojë pandemia COVID-19 edhe Gjikos, Feros e Rinës. Kosto e anulimit të koncerteve këtë sezon për ta do varionte nga 150,000 deri në 250,000 euro, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
Ndonëse transparenca për shifra të sakta mungon, kjo ishte një pasqyrë e përafërt për fitimet në koncerte të cilat këtë vit janë vënë në pikëpyetje duke u varur tërësisht nga trendi i epidemisë që do t’i diktojë edhe masat në fuqi. Situata pritet të qartësohet përgjatë muajit Qershor, në fazën e tretë të përballjes me COVID-19.
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Shkenca zvicerane rikthehet te suksesi i saj në Evropë Hulumtuesit në Zvicër aplikuan me sukses për 80 grante “ekselence në kërkimin shkencor” gjatë vitit të... -
Ku ka bllokime më të gjata trafiku gjatë festave -
Nga ligjet e reja te ngjarjet e mëdha: Gjithçka që ndryshon në Zvicër në vitin 2026 -
ABB dhe Stadler ngrenë dyshime në lidhje me trenat Siemens për Zvicrën -
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit













