Lifestyle

Si u bë “yll shqiptar” reperi zviceran me rrënjë afrikane

Ka marrë pjesë në shumë emisione shqiptare të spektaklit, është intervistuar në gjuhën shqipe dhe tash synon të stabilizohet në skenën muzikore shqiptare

Reperi nga Berna, me rrënjë afrikane, Cliqme është bërë yll i vërtetë në Ballkan, respektivisht ndër shqiptarët. Në youtube ai është klikuar me miliona herë ndërsa njerëzit tashmë e njohin kur e shohin pothuaj çdo ditë rrugëve të Prishtinës, shkruan 20minuten.ch.

I lindur në Kongo dhe  rritur në Wittigkofen (Bernë), Gassaan Nyangi, siç quhet në të vërtetë reperi afër 2 metra i gjatë, ka plotësuar dëshirën e tij fëmijërore. Ai ka gjetur veten nën dritën e reflektorëve, po udhëton nëpër Evropë, bën spektakle para mijëra fansëve të tij. Por, cv-ja e tij është megjithatë e pazakonshme: duke qenë një artist nga kryeqyteti i Zvicrës, Cliqme bëhet një reper i madh shqiptar dhe me shfaqjet e tij i mbush plot tashmë klube të tëra, transmeton albinfo.ch.

Bernasi 29 vjeçar është veç kesaj talent për mësimin e gjuhëve. Krahas gjermanishtes, frengjishtes, gjuhës Lingala (afrikane) dhe anglishtes, ai flet dhe bën rep tashmë edhe në gjuhën shqipe. Ai njihet në Ballkan dhe para së gjithash në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ka marrë pjesë në shumë emisione shqiptare të spektaklit, është intervistuar në gjuhën shqipe dhe tash synon të stabilizohet në skenën muzikore shqiptare.

Nën videot e tij muzikore gjithnjë bëhen komente të shumta. Shumë fansa të tij mezi besojnë se një kongolez nga Zvicra këndon rep në gjuhën e tyre dhe prandaj e përgëzojnë dhe brohorasin për të.

Por si ka mundur të arrijë deri në këtë pikë qytetari i Bernës? Cliqme ka rënë në sy qëmoti me natyrën e tij energjike. Që në vitin 2012 ai është prezantuar në pjesët “paralojë” të koncerteve të të famshmëve, përcjell albinfo.ch. E ka “ngrohur” publikun për koncertet e Wiz Khalifa ose të Cris Brown.

Ai e ka kuptuar shumë heret se si mund t`i tërheqë njerëzit drejt vetes. Para rreth një viti atij i kërkoi Capital T., njëri ndër muzicientët më të njohur shqiptarë që të bënin një bashkëpunim. Kënga e përbashkët pati një shpërthim të madh: u klikua afër 8 mikiuonë herë në youtube.

Kjo për Cliqme nuk është një arsye për të rritur mendjen. “Klikimet në youtube janë sot më shumë një kartvizitë sipërfaqeësore”, thotë ai. Shumë më të rëndësishme për të janë paraqitjet live. “Ndeshja zhvillohet në skenë”, shprehet reperi.

Ndërkohë bernasi ka udhëtuar tashmë shumë herë në Ballkan dhe ka kënduar në dhjetëra programe me salla të mbushura plot.

Por shumë më vështirë se në Kosovë, atë është ta shohësh në Zvicër. “Ne nuk kemi shumë shfaqje në Zvicër. Por megjithatë më 18 prill do të prezantohet videoklipi im i ri në Ofgtringen”, thotë me krenari Cliqme, transmeton albinfo.ch. Në këtë video ai dhe ekipi i tij kanë investuar shumë kohë dhe e kanë punuar në mënyrë shumë profesionale.

“Ne kemi përdorur kamerën e njëjtë të cilën e përdor Rihana për videot e saj”, thotë ai.

Cliqme – Pavarësia

 

 

https://www.20min.ch/schweiz/bern/story/Buemplizer-Rapper-erobert-Albanische-Musikszene-21305083