Futboll
Si u ngatërrua himni kombëtar dhe kush gaboi
Ngatërrimi i himnit kombëtar ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare
Shqipëria humbi 4:1 nga Franca, derisa gjithçka nisi keq para ndeshjes, pasi në stadiumin “Stade de France” u ngatërrua himni kombëtar shqiptar.
Në vend të himnit kombëtar, është lëshuar ai i Andorrës, derisa futbollistët kuqezi nuk kanë pranuar të nisin ndeshjen, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë, gabimi i radhës ka qenë sërish nga fonia e stadiumit. Pasi është sqaruar gjithçka, fonistët kanë thënë: “Dhe, himni i Armenisë është gati të fillojë”, duke ngatërruar në këtë mënyrë kombëtaren kuqezi me atë armene, skuadër kjo e cila as nuk bën pjesë fare në grupin e Shqipërisë. Tifozët kanë fishkëllyer, derisa ndeshja nisi me disa minuta vonesë.
Kjo ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, pasi është e rrallë të bëhen gabime të tilla, sidomos në Francë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














