Kosova
Si u planifikua vrasja e Hashim Thaçit nga shërbimi sekret serb në vitin 2014?
Ish shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj tha se shërbimi sekret serb tentoi ta vras Hashim Thaçin në vitin 2014
Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se shërbimet e intelegjencës së Kosovës e kanë parandaluar një atentat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, më 2014 në ndeshjen e parë të kombëtares së Kosovës.
Ai thotë se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë bërë punë të vazhdueshme në parandalimin e aksioneve të shërbimeve sekrete serbe.
“Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të përgatitura për këto lojëra në territorin e Kosovës. Ju kujtohet në vitin 2009 ndalimi i agjentëve të BIA-s. Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”, tha ai në T7, përcjell Albinfo.ch.
Ai tregon se si ishte përgatitur sulmi që për cak kishte Thaçin.
“Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës. Kryeministrit. Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. aAi ishte arrestuar”, tregon ai.
“Ishte snajper me përvojë në Bosnjë, Kroaci”, përfundoi Smakaj.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën












