Lajme
Si zviceranët ‘luftuan’ ngrohjen globale në alpet zvicerane
Mali Titlis, 3238 metra i lartë, ka humbur sasi të mëdha akulli nga akullnaja e tij në dekadat e fundit
Në një nga destinacionet alpine më të njohura të Zvicrës, personeli i resortit ka punuar në muajt e verës për të kufizuar pasojat e ngrohjes së temperaturave në mbarë botën në shpatet akullnajore, duke mbuluar akullin për të bllokuar diellin.
Mali Titlis, 3238 metra i lartë, ka humbur sasi të mëdha akulli nga akullnaja e tij në dekadat e fundit. Brenda gjysmëshekullit të ardhshëm, pritet që gjithçka të shkrijë.
“Ne e vendosëm kuvertën mbi akull si një mbrojtëse natyrale”, tha për Reuters, Gian Darms, i cili mbikëqyr kushtet e borës dhe sigurinë e pistave për operatorin e teleferikut, Titlis Bergbahnen.
Reduktimi i shtresës së borës për shkak të ndryshimeve klimatike përfaqëson një kërcënim të madh për resortet e skive në të gjithë Evropën. Një akullnajë mund të sigurojë njëfarë mbrojtje, duke ruajtur grumbujt e borës gjatë gjithë vitit, që mund të shpërndahen edhe në pistat e skive.
Por qeveria zvicerane tha se 90% e 1500 akullnajave të saj të mbetura do të shkrihen brenda fundit të shekullit nëse nuk bëhet asgjë për të zvogëluar emetimet e gazit serrë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Darms tha se Titlis Bergbahnen i është dashur të rrisë vazhdimisht përmasat e kuvertës që shtrihet në akullnajë në vitet e fundit për të ruajtur atë çfarë ka mbetur.
Prej pesë a gjashtë javësh, një numër punonjësish po punojnë për të mbuluar pjesë të akullnajës me një kuvertë prej poliesteri, që ndihmon në parandalimin e shkrirjes gjatë verës dhe ruajtjen më shumë të borës të rënë një dimër më parë.
Ata tashmë kanë mbuluar rreth 100,000 metra katrorë, ose afërsisht sipërfaqen e 14 fushave të futbollit, i cili ndihmon në rrezatimin e energjisë së diellit përsëri në atmosferë, para se të kalojnë javë të tëra për ta hequr sërish.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar












