Tematike
Sigurimet shëndetësore shqetësojnë në radhë të parë zviceranët
Premitë e sigurimeve shëndetësore kanë qenë shqetësimi numër një në Zvicrës gjatë vitit 2011
Në këtë konstatim vjen një sondazh i realizuar nga një organizatë gjermanofolëse e konsumatorëve (Konsumentenforum (kf)). Ndërsa vendin e dytë e ka zënë problemi i “abuzimit të alkoolit dhe dhuna në mesin e të rinjve”. Vendin e tretë e ka zënë çështja e “metodave agresive të përdorura në publicitetet e ndryshme”, i ndjekur nga “praktikat e biznesit të diskutueshëm në internet”, në vendin e katër. Në përgjithësi, të anketuarit ishin më të shqetësuar se një vit më parë, vështron organizata e lartpërmendur. Shqetësime të reja në mesin e popullatës Përveç kësaj, disa lëmenj të cilët nuk ishin perceptuar si problematikë një vit më parë, tani paraqesin shqetësim për popullatën zvicerane. Të intervistuarit kanë treguar se janë të shqetësuar me “çmimet në rritje të energjisë elektrike dhe të energjisë në përgjithësi”, me “çmimet në rritje të shërbimit të udhëtimeve me tren” si dhe me “çështjen e tatimit në sektorin publik”. Ndërsa tema e pornografisë në internet dhe në media të tjera është gjithashtu duke fituar terren në krahasim me vitin e kaluar. Njëkohësisht ata kanë shprehur shqetësimet e tyre edhe për “fundosjen në borxhe dhe konsumimin e shfrenuar”. Ky hulumtim është zhvilluar nga 17 nëntori deri më 4 dhjetor 2011, me një mijë persona që flisnin frengjisht ose gjermanisht.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten













