Kuriozitete
Sigurimi i të dhënave pasi të vendosni të hiqni një Iphone
Gjiganti teknologjik, Apple, ka publikuar së fundmi një lajmërim se si njerëzit t’i bëjnë disa veprime për t’i siguruar të dhënat e tyre para se të vendosin për ta shitur apo dhënë iPhone-in.
Që të ju ruhen të dhënat dhe të mos keni frikë se s’do të rrezikoheni dhe para se të kaloni në telefonin e ri, duhet të siguroheni se pajisja juaj e mëhershme është e sigurt.
Përse duhet bërë?
Njerëzit që duan të bëjnë keq mund t’i keqpërdorin të dhënat për shumëçka. Apple ka rekomanduar që përdoruesit fillimisht t’i transferojnë të dhënat te pajisja e re, e më pas, nëse munden, t’i fshijnë të gjitha të dhënat nga pajisja e vjetër.
“Nuk duhet që manualisht t’i fshini kontaktet, kalendarët, përkujtuesit, dokumentet, fotografitë apo çfarëdo informate të iCloudit përderisa jeni të kyçur në iCloud me llogarinë tuaj Apple ID”, thotë Apple. “Kjo do t’i fshijë të gjitha nga serverët e iCloudit dhe nga çfarëdo pajisje ku jeni të kyçur në iCloud”.
Për ta siguruar pajisjen dhe veten, përdoruesit duhet të bëjnë “back-up” (arkivim të të dhënave) të pajisjeve të vjetra në iCloud nëpërmjet: “Settings” – “Emri juaj” – “iCloud Backup” (e ndizni). Menjëherë ju bën “ruajtje ditore” të të dhënave, sapo që kyçeni në Wi-Fi. Për ta bërë manualisht mund të klikoni në “Back Up Now”.
Për ta bartur te pajisja e re duhet të bëni: Sapo të ndizet telefoni, të shkoni te “Restore from iCloud Backup” e të kyçeni me llogarinë në Apple ID.
Pasi të siguroheni për të gjithë këtë veprim, kthehuni te pajisja e vjetër në “Settings – General – Transfer or Reset iPhone”. Te kjo klikoni “Erase all Content and Settings”.
Tani pajisja juaj duhet të jetë në gjendje ta largoni pa frikë.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person Sipas raportit të medias, udhëheqësja e grupit vdiq në aksident, dhe dy vajza u plagosën dhe... -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër













