Shëndetësi
Sigurohen mbi 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se bazuar në Planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë siguruar 85.500 vaksina kundër gripit sezonal.
Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku qytetarët mund të vaksinohen.
“Prej vaksinave të siguruara, të cilat jepen falas për qytetarët, 85 000 janë vaksina për të rritur, ndërsa 500 të tjera janë vaksina për fëmijë (pediatrike) kundër gripit. Vlera financiare e këtyre vaksinave të siguruara është 478. 670.00 €”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Kjo ministri u bën thirrje grupeve më të rrezikuara, siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











