Tematike
Sikur të mjaftonte një këngë
“Dedikuar gjithë atyre që janë të harruar, të cilët s’kan asgjë dhe të cilët gjithnjë janë në margjina, të gjithë atyre që janë në pritje, që edhe më tej mbesin ëndërrimtarë dhe prandaj mbesin vetëm”. (Eros Ramazzotti – “Se bastasse una bella canzone”)
Kur kontrollova e-mailin, pashë që kisha një ftesë për të marrë pjesë në një manifestim me rastin e festave të fundvitit, më konkretisht të Krishtlindjeve. Kjo do të ishte një gjë e kuptueshme për këtë periudhë të vitit ku anembanë qytetit organizohen manifestime të ngjashme. E veçantja e kësaj ftese ishte se ajo ishte dërguar nga Asociacioni i Studentëve Myslimanë pranë Universitetit të Luganos! Me fjalë tjera, ky Asociacion i Studentëve Myslimanë u kishte dërguar ftesë të gjithë studentëve të marrin pjesë në zbukurimin e bredhit në afërsi të Universitetit.
Për një moment më duhej të ndalem, të mendohem edhe të vij në përfundim se me të vërtetë jam në Zvicër. Ishte mu ajo Zvicër që unë e njihja, përkrah faktit se kohëve të fundit ka pasur përpjekje që pikërisht kjo pasuri e llojllojshmërisë të nënvlerësohet edhe të paraqitet si negative. Me të lexuar këtë e-mail, i kontaktova shokët e mi në Maqedoni. Kohëve të fundit edhe ata kishin filluar të tallen me mua se jetoj në një shtet të çuditshëm, i cili udhëhiqet nga një demokraci e veçantë që ka filluar të quhet “Demokracia e Alpeve”. Atyre ua dërgova këtë ftesë, që kështu t’u dëshmoj se për ndërtimin e këtij shteti janë në pyetje 700 vite dhe se kjo godinë nuk rrënohet prej ndonjë fryme të lehtë.
I angazhuar tepër me përgatitjen e provimeve, kisha harruar plotësisht se kur do të mbahet ky eveniment. Ditë më vonë, rrugës për në Universitet, kalova pranë një turme njerëzish afër një bredhi ku secili varte nga ndonjë porosi në formë dëshire. Një student m’u afrua dhe më pyeti nëse kisha dashur të kontribuoj edhe unë duke shkruar në letër ndonjë dëshire dhe duke e varur atë në bredh. Si zakonisht isha vonë në ligjërata dhe i thashë se do të kthehem sa të vjen koha e pauzës së parë.
Gjatë ligjëratës kisha vështirësi ta ndjek profesoreshën duke qenë i preokupuar se çfarë porosie do të vë në bredhin e Universitetit. Spektri i dëshirave ishte shumë i madh dhe pak sa i pakapshëm. Po ta formuloja, do t’i përngjante ndonjë fjalie tipike dhe naive të cilën e përdorin kryesisht bukuroshet kandidate për “Mis Univers” dhe do të përmbante dëshira të natyrës: paqe, dashuri, lumturi etj.
Gjatë pauzës dola përjashta me dëshirën e shkruar në një letër e cila përmbante vargjet e këngës së famshme të Eros Ramazzotit “Se bastasse una bella canzone” (“Sikur të mjaftonte një këngë e bukur”). Ua dedikova ato vargje gjithë atyre që janë të harruar, të cilët s’kanë asgjë dhe të cilët gjithnjë janë në margjina, gjithë atyre që janë në pritje, që edhe më tej mbesin ëndërrimtarë dhe prandaj vazhdojnë të mbesin vetëm.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia












