Kosova
Diskutime konstruktive mes Sindikatës dhe ministrit të Punëve të Brendshme
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se ka zhvilluar diskutime konstruktive me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai thotë se me ministrin janë pajtuar që të gjitha kërkesat dhe pakënaqësitë të realizohen me dialog.
“Të bëhem shumë i sinqertë që biseda ka qenë jashtëzakonisht konstruktive edhe nga ministri Sveçla, edhe nga drejtori i Policisë, pasi që ishte prezent edhe ai aty. Gjatë tërë bisedës janë biseduar të gjitha kërkesat që i kemi parashtruar. Janë 14 kërkesa për të cilat kemi folur dhe bisedë e sipër në realitet nuk është marrë ndonjë vendim. Është marrë vendim që këto kërkesa të analizohen në detaje dhe në takimin e ardhshëm të vendosen se për cilat do të vendosen prioritete”, është shprehur ai për mediat në Kosovë.
Zeqiri ka thënë se edhe Sindikata e kupton se të gjitha këto kërkesa nuk mund të realizohen menjëherë.
“Është shumë normale që të gjitha këto kërkesa, edhe ne po deklarohemi që nuk mund të realizohen menjëherë. Mirëpo ne kërkuam edhe u dakorduam bashkë me ministrin që në takimin e ardhshmen të vendosim se prioritete për të cilat kërkesa janë të mundshme që të realizohen për Policinë e Kosovës. Ka qenë një bisedë konstruktive dhe shpresë dhënëse të gjitha këto kërkesa dhe pakënaqësitë të realizohen me dialog. Unë po shpresoj se kështu do të rrjedh edhe situata në vazhdimësi dhe në takimin e ardhshëm do t’i vendosim prioritet për cilat kërkesa mund të realizohen tani e cila nuk munden”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










