Ekonomi
Sinjalet negative të tregjeve, shqetësojnë investitorët
Të dhënat pesimiste për ekonominë e Gjermanisë, dhe sinjalet negative në tregjet e bonove, po ashtu shqetësuan investitorët
Si rezultat, tri bursat kryesore amerikane u mbyllën me 3 për qind rënie, ndërsa ato evropiane ranë në nivele të ulëta. Të enjten në mëngjes pjesa më e madhe e bursave evropiane u stabilizuan, por më pas tregtimet ranë me rreth 0.4 për qind. Analistët thonë se ringritja duket pak e vështirë.
Hezitimi i investitorëve të mërkurën u shkaktua nga lëkundjet në tregjet e bonove, që u interpretuan si një shenjë paralajmëruese për recesion të mundshëm në ekonomitë kryesore.
Kanë qenë po bonot e Thesarit ato që parashikuan rënien e fundit të madhe globale, më shumë se 10 vjet më parë.
Sidoqoftë, ka edhe analistë që tregohen më optimistë dhe e shohin atë çka po ndodh si diçka më të thjeshtë. “Jemi në gusht dhe njerëzit janë zakonisht larg biznesit, me pushime, ndaj edhe çdo lëvizje ekzagjerohet në këtë muaj”, thonë ata, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












