Kosova
Haradinaj, para mërgimtarëve: “Qeveria Kurti po e mashtron diasporën”
Gjatë tre muajve që lamë pas, Haradinaj ka udhëtuar në shtetet e BE-së dhe në SHBA, për të bindur diasporën se duhet të votojë për të
Në prag të zgjedhjeve të ardhshme, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka formuar koalicion me Nismën dhe dy parti të tjera më të vogla, ka intensifikuar kritikat ndaj qeverisë Kurti, sidomos në raport me diasporën shqiptare. Haradinaj e akuzon qeverinë aktuale për “një komunikim të pavërtetë dhe të ‘paturpshëm’ me diasporën”, të cilën e sheh si një tentativë për ta manipuluar atë në prag të zgjedhjeve. Sipas tij “Kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë i pranishëm mes mërgimtarëve, përveçse tani, kur vendi po shkon drejt fushatës elektorale.
Haradinaj thotë se diaspora shqiptare, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çështjet kombëtare, meriton të trajtohet me respekt e ndershmëri, duke qenë e informuar drejt për situatën në vend. Ai akuzoi qeverinë se ka përjashtuar veteranët nga skemat e mbështetjes sociale, dhe gjithashtu fajësoi qeverinë për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe përjashtimin nga stërvitjet ndërkombëtare, si “Defender,” të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Haradinaj gjithashtu vuri në dukje se diaspora duhet të informohet për gjendjen reale ekonomike, duke e quajtur të rremë pretendimin e qeverisë për rritje të fuqishme ekonomike.
Megjithatë, edhe Haradinaj, si kolegët e tij, ka nisur tashmë fushatën elektorale në diasporë, pasi të gjitha partitë kanë vënë shpresat te mbi 50 mijë vota që erdhën nga mërgimtarët kosovarë në zgjedhjet e kaluara. Gjatë dy muajve që lamë pas, Haradinaj ka udhëtuar në shtetet e BE-së dhe në SHBA, për të bindur diasporën se duhet të votojë për të. Në këto takime të mbajtura së fundmi me komunitetin shqiptar në diasporë, Haradinaj theksoi rëndësinë e diasporës për të ardhmen e Kosovës.
Në tubimin e organizuar më 29 shtator në Bernë të Zvicrës, ai shpalosi atë që e quan vizionin e tij për një “Kosovë Ndryshe,” duke premtuar që AAK dhe partnerët e saj në koalicion do të punojnë për ta kthyer vendin në rrugën drejt integrimit në NATO, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të një shteti ku qytetarët të mos detyrohen ta braktisin atë. Haradinaj vuri theksin mbi katër shtyllat kryesore të programit të tij: anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO, një zhvillim ekonomik të përshpejtuar, përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe transformimin e Kosovës në një shtet të jetueshëm, jo të braktisur.
Gjatë vizitës së tij në New York më 20 tetor, Haradinaj u takua me përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan, përfshirë personalitete të njohura si Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari. Në selinë e Federatës Pan-Shqiptare “VATRA,” Haradinaj tha se ky komunitet mbetet një urë e fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këto takime, Haradinaj shprehu mirënjohjen e tij për investimet që bashkatdhetarët kanë bërë në Kosovë dhe i bëri thirrje këtij komuniteti që të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si një hap jetik për sigurinë e vendit. “Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara dhe të punojë për një plan strategjik të sigurisë,” deklaroi Haradinaj, duke theksuar se ndihma e diasporës është jetike për të arritur këto objektiva.
Kreu i AAK-së tha se platforma e tij një “Kosovë Ndryshe,” synon përmirësimin e jetës për qytetarët në Kosovë, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme që ofron mundësi për të gjithë. Për këtë, Haradinaj ftoi diasporën që të qëndrojë krah Kosovës në këto përpjekje, duke i siguruar se zëri i tyre është thelbësor për të ardhmen e vendit.
Haradinaj, aktiv në kërkimin e votës nga diaspora
Edhe Haradinaj, si kolegët e tij, ka nisur tashmë fushatën elektorale në diasporë, pasi të gjitha partitë kanë vënë shpresat te mbi 50 mijë vota që erdhën nga mërgimtarët kosovarë në zgjedhjet e kaluara. Gjatë dy muajve që lamë pas, Haradinaj ka udhëtuar në shtetet e BE-së dhe në SHBA, për të bindur diasporën se duhet të votojë për të.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?















