Lajme
Sipas numrit të infeksioneve, Zvicra mund ta shpallte Cyrihun “Zonë rreziku”
Teorikisht, nëse Kantoni i Cyrihut do të ishte shtet më vete, të kthyerit nga atje tani do të duhej të ishin në karantinë
Në rastet kur në një shtet gjatë dy javëve të fundit janë regjistruar më shumë se 60 infeksione me koronavirus në 100.000 banorë, shteti përkatës, sipas rregullores zvicerane shpallet vend me rrezik, shkruan albinfo.ch. Rrjedhimisht, ata që kthehen në Zvicër nga një vend i tillë, duhet të futen në karantinën 10 ditore.
Javën e kaluar, Kantoni i Cyrihut kishte raportuar një incidencë 7-ditore prej 32.5, shkruan tages anzeiger. Kjo është masa që tregon se sa njerëz të këtij kantoni ishin infektuar, llogaritur për 100,000 banorë. Por, gjatë 14 ditëve të fundit, në këtë kanton ishin regjistruar 60.1 infeksione të reja për 100,000 banorë.
Sipas kësaj shifre, teorikisht, nëse Kantoni i Cyrihut do të ishte shtet më vete, të kthyerit nga atje tani do të duhej të ishin në karantinë. Megjithatë, kjo nuk ka si të ketë pasoja praktike.
Por cilat do të jenë pasojat e një gjendjeje të tillë, ende nuk mund të thuhet ndonjë gjë e saktë, shkruan gazeta. Sipas saj, kemi të bëjmë me një “kufi psikologjik”, i cili është kaluar, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, Qeveria e kantonit paralajmëron për pasojat e rënda ekonomike dhe konsideron se udhëtarët afaristë dhe turistët do të ndjeheshin të pasigurt sikur Kantoni i Cyrihut të shpallej zonë rreziku, sipas rregullave zvicerane.
Megjithatë, shifrat e të hënës tregojnë për një rënie të lehtë, gjegjësisht për 59 raste infeksioni në 100 mijë banorë.
Kufirin e zonës së rrezikut deri më tani e kanë kaluar edhe kantone të tjera, si ai i Gjenevës, Vaudit dhe Friburgut.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa











