Lajme
Sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar hap shkollë profesionale në Londër
Shqiptari trajnon 25 mijë studentë mbi edukimin profesional në Britani
Shqiptari i quajtur Ermir Lleshi u largua nga vendlindja kur ishte vetëm 16-vjeç nga Burreli, drejt Britanisë, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse fillimet kanë qenë të vështira për të e vetmja dëshirë e madhe e tij ishte të fitonte disa para për t’i dërguar në familje. Duhet theksuar se pasioni i madh ishin studimet, duke besuar se një ditë do të ishte pjesë e një fakulteti prestigjioz në këtë vend. Por, ëndrrat duket si janë bërë realitet për të.
Sot, Ermiri është një sipërmarrës i suksesshëm, ku ka arritur të hapë një shkollë të vetën profesionale “School of Advance Learning” në Londër. Thuhet se ai çdo vit trajnon 25.000 studentë nga e gjithë bota.
“Gjatë kohës së shumë trajnimeve që unë po ndiqja, në nevojën për të qenë sa më i plotësuar në një treg shumë konkurrues, arrita të përmbushja në një kohë rekord shumë trajnime dhe me rezultate maksimale. Po ashtu, fakti që punoja në një sistem të edukimit profesional, vendos të hapë “School of Advance Learning” në Londër. Mbaj mend vitin 2011, ku i gjithë vendi po përgatitej për Lojërat Olimpike dhe u vendos me ligj që i gjithë sistemi i sigurisë private duhej të certifikohej, përmes një trajnimi 5-ditor në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Në atë vit kemi arritur të trajnojmë 25.000 studentë. Ishte vërtet një arritje e jashtëzakonshme”, tha Lleshi.
Po ashtu, ai tha se një tjetër ëndërr e madhe e tij është që këtë frymë pune ta sjellë edhe në Shqipëri.
“Është një dëshirë e madhe që kam brenda vetes, që rritet çdo herë e më shumë, sa herë që hedh një hap të suksesshëm këtu, që duhet ta bëj me patjetër në vendin tim, “School of Advance Learning” në Tiranë, si sipërmarrjen arsimore më cilësore në Shqipëri, me të njëjtat standarde, me të njëjtat kurse, me një staf arsimor britanik dhe një certifikatë apo diplomë të njëjtë me atë në Londër”, u shpreh ai në një intervistë për ‘albanianmontreal’. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













