Bota
Siriani që jetonte në aeroport për shtatë muaj, më në fund është i lirë (VIDEO)
Një sirian që kaloi shtatë muaj burgim në një aeroport malajzian për shkak të refuzimit të vizës, më në fund mori azil në Kanada.
Tridhjetëvjeçari Hassan al-Contar ishte mbërthyer në aeroportin e Kuala Lumpurit për shtatë muaj, më saktësisht që nga data 7 mars, kur autoritetet malajziane refuzuan ta linin atë në vend, përcjell albinfo.ch
Gjatë kësaj kohe, ai tërhoqi një numër të madh të tifozëve të rrjetit social “Twitter”, ku ai e dokumentonte jetën e tij të përditshme në aeroport nëpërmjet pamjeve dhe fotove që tregonte për çdo ditë. Ditari i tij vizual tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, kështu që mijëra njerëz filluan të shikojnë rrjetin social. Midis tyre ishte Laurie Cooper nga Whistler në British Columbia, i cili mblodhi miqtë dhe të njohurit për të nisur një peticion, i cili më pas u dorëzua në Qendrën Kanadeze të Emigracionit, duke kërkuar që Contar t’i jepet statusi i refugjatit.
Donacionet u mblodhën, 13,600 dollarë të kërkuara, dhe vendimi përfundimtar mbeti për t’u pranuar. Ndërkohë, Contar nuk u shfaq në Twitter për disa javë, kështu që doli se ai ishte arrestuar, sepse në një moment ai po shëtiste në një zonë të ndaluar në aeroport.
Për shkak të kësaj, procesi duhej të përshpejtohet për policinë malajziane që të mos e deportojë atë në Siri. Më në fund, ai mori një mesazh javën e kaluar se ai mund ta linte aeroportin.
Pas disa javësh të heshtjes në Twitter, ai u shfaq me një fotografi nga aeroporti, me dallimin se tani, natyrisht se ai po shkonte diku.
Breaking news ✌✌ pic.twitter.com/o2vQGROBdS
— Hassan Al Kontar (@Kontar81) November 26, 2018
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












