Kosova

Siriani bie nga një lartësi mbi 15 metra

Dërgohet në Emergjencën e Prishtinës

Policia e Kosovës njoftoi se në autostradën “Ibrahim Rugova”, një shtetas i huaj, sirian, ka rënë nga një lartësi mbi 15 metra në mes dy korsive të rrugës.

Rasti ka ndodhur të hënën, në orën 06:00.

“Raportohet se në autostradën “Ibrahim Rugova” viktima mashkull, shtetas i huaj (sirian), ka rënë nga një lartësi mbi 15 metra mes dy korsive të rrugës”, thuhet në raport.

Personi është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Prishtinës.