Kosova
Situata aktuale me të infektuar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni
Kosova – Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është rritur dukshëm gjatë këtij muaji. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 18 mijë e 626 persona.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që nga muaji mars në vendin tonë janë regjistruar 673 raste të vdekjes me koronavirus. Kurse deri më tani janë shëruar 15 mijë e 295 persona dhe aktualisht janë 2 mijë e 658 raste aktive me koronavirus. Mirëpo numri i rasteve të reja me koronavirus sikurse në rajon dhe Evropë edhe në Kosovë ka shënuar rritje këtë muaj.
Shqipëri – Ndryshe nga një ditë më parë kur u regjistruan 285 të infektuar, sot Ministria e Shëndetësisë raportoi për 311 të prekur. Gjithashtu, kanë humbur jetën gjashtë qytetarë, ndërsa janë shëruar 85 persona. Në spitalet COVID marrin trajtim mjekësor 289 pacientë.
Maqedonia e Veriut – Në Maqedoninë e Veriut është shënuar rekord ditor i rasteve me Coronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 870 raste të reja me Coronavirus nga 2647 testime, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë. Në 24 orët e fundit në Maqedoni kanë vdekur 14 pacientë si pasojë e Coronavirusit. Në kryeqendër të Maqedonisë, Shkup janë regjistruar 422 raste të reja. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 292 pacientë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri












