Kosova
Situata alarmante në Prevallë: Flakët mbrëmë iu afruan vilave, largohen turistët
Raportohet se zona e Prevallës tash e disa javë po ballafaqohet me zjarrin e madh që e ka përfshirë atë pjesë.
Banorët po ndihen të rrezikuar shkaku që flakët kanë nisur t’u ofrohen edhe shtëpive të banimit.
Madje disa thanë që nga Prevalla janë larguar edhe turistët.
Sabri Bunjaku nga Prevalla tha mbremë se zjarri ka përfshirë atë vend, dhe se është afruar afër vilave, duke bërë kështu që turistët t’i braktisin ato.
“Në këtë moment janë afruar flakët afër vilave deri në 200 metra, në orën 10 ka ardhur një cisternë e zjarrfikësve, zjarri në Prevallë është përhapur më 5 gusht, në fillim nëse ishte intervenuar, nuk do të vinte kjo gjendje, afër dy kilometra e ka shëmtuar Parkun Kombëtar”.
Bunjaku po ankohet sepse, sipas tij, nuk ka pasur ndërhyrje nga ana e zjarrfikësve.
“Ndërhyrje nuk ka pasur, veç rrinë aty, nuk ndërhyjnë, thonë nuk ka rrezik. Rreziku është shumë i madh, ne po frikësohemi, sepse kanë filluar edhe gurët të shembën”, tha ai.
“Na premtuan që sot do të vijë KFOR-i, për të intervenuar, për ta shuar (zjarrin) me helikopterë. Paradite ka ardhur një helikopter, veç është sjellë dy herë rreth zjarreve dhe më nuk është lajmëruar askush”, shtoi Bunajku.
Lidhur me gjendjen, e cila po mbizotëron atje, detaje ka dhënë drejtoresha për Emergjenca në Komunën e Prizrenit, Ramize Shala.
Ajo tha se gjendja nuk është dhe aq alarmante, pasi që në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësve.
“I kemi marrë të gjitha masat e sigurisë për të qenë më afër qytetarëve. Jemi në dijeni për situatën dhe jemi në gatishmëri për çdo gjë që na ndodh. Nëse zjarri do t’u ofrohet shtëpive, ekipi i cili ndodhet atje do të kërkojë përforcime, do të mobilizohemi edhe do të shkojmë atje”, tha ajo në Edicionin Special në Klan Kosova.
Shala theksoi se “terreni është i rrezikshëm dhe mund t’u kushtojë me jetë zjarrfikësve”.
Për ta përballuar më lehtë situatën, është kërkuar edhe ndihma e KFOR-it që të intervenojë.
Por, misioni i NATO-s në Kosovë ka thënë se do të intervenojë atëherë kur në rrezik të jenë jetërat e qytetarëve.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













