Kosova
Situata Covid po rëndohet në Shqipëri dhe Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore informoi se në 24 orët e fundit, nga 2140 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me virusin korona, 408 persona janë diagnostikuar me Covid-19.
Shkup-227, Kumanovë-12, Shtip-15, Prilep-4, Tetovë-34, Strugë-5, Veles-15, Manastir-10, Ohër-23, Kavadarc-4, Gostivar-2, Strumicë-18, Kriva Pallankë-6, Radovish-7, Koçan-4, Demir Hisar-4, Pehçevë-2, Berovë-2, Vinicë-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-6, Resnjë-1 dhe Negotin-2.
Ndërkaq betejën me virusin korona e kanë humbur katër pacientë gjatë 24 orëve të fundit.
Nga ana tjetër, në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se janë 301 raste të reja me koronavirus, ndërkohë 4 vdekje të reja kanë qenë brenda një dite.
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit










