Lajme
Austri: Situata drejt përmirësimit, 2,085 raste në 24 orët e fundit
Në Austri numri i infektimeve me Covid -19 ka shënuar ulje të dukshme. Mbi 3 milionë testime janë kryer në Austri që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 3,386,308 testime gjithë popullatës austriake, transmeton albinfo.ch.
Nga numri total i testimeve, 334,913 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.
Në 24 orët e fundit, Austria ka regjistruar 2,085 raste të reja me Covid.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në këtë shtet është rritur dukshëm. Gjatë kësaj jave në Austri janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 277,883 persona.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” Pas më shumë se një dekade përvojë në sektorin bankar të Shqipërisë, ajo u specializua në... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse









