Lajme
Situata në spitalet gjermane, dramatike
Në raportin e fundit, zyrtarët më të lartë të shëndetësisë në Gjermani e pranojnë: nevojiten veprime urgjente për të frenuar valën e tretë të koronavirusit, pasi gjendja në vend paraqitet dramatike, e reflektuar qartazi kjo në spitalet e mbingarkuara dhe repartet e kujdesit intensive, ku numri i pacientëve po mbërrin nivele rekord, transmeton albinfo.ch.
‘Është e qartë se duhet të veprojmë tani, në këtë moment, në të gjitha nivelet, por sidomos në ato të vendimmarrjes. Njerëzit duhet ta reduktojnë kontaktet, pasi duhet të ndërpresim sa më parë zinxhirët e infektimit që të shpëtojmë jetë’, tha Lothar Wieler’, presidenti i Insitutit Robert Koch.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetsisë, Jens Spahn, u kërkoi disa landeve kryesore t`i ashpërsojnë akoma edhe më shumë kufizimet e të mos presin frenën e emergjencës së Qeverisë federale. “Çdo ditë ka rëndësi në këtë situatë të vështirë. Vaksinimi dhe testimi, të vetme nuk mjaftojnë për të frenuar valën e tretë të pandemisë”, u shpreh ai. “E mësuam vjeshtën e kaluar se çfarë ndodh nëse nuk veprojmë shpejt”, shtoi i shqetësuar Spahn.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një rënie prej 1.5% krahasuar me vitin e... -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve












