Lajme
Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar
Mbi urën kryesore në Mitrovicë, janë hedhur edhe katër kamion të tjerë me zhavorr, për të penguar qarkullimin komplet mbi urë
Pjesëtarë të minoritetit serb në veri të Kosovës kanë ngritur një mur në rrugën fshatin Rudarë në veri të Kosovës, te vendi i quajtur Kërshi i Dudit.
Muri është i lartë 3 metra dhe pamundëson çdo lloj transporti në këtë rrugë që shkon në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, rapotojnë mediat serbe.
Kurse mosreagimi i dhunshëm i strukturave paralele të Serbisë në veri të Kosovës, është arritur pas presionit të vazhdueshëm të BE-së dhe të shteteve më të fuqishme ndërkombëtare ndaj zyrtarëve të Beogradit.
Burime brenda BE-së i kanë thënë “Kohës Ditore” se ka pasur një koordinim mes zyrtarëve të lartë të BE-së, NATO-së dhe disa vendeve anëtare të fuqishme, që të mbajnë kontakte me zyrtarë të ndryshëm të shtetit serb dhe t’u kujtohet atyre se “çdo reagim i dhunshëm do të dëmtojë rëndë pozitën e Serbisë”.
Të njëjta burime kanë shpjeguar në kushte anonimiteti se ndër zyrtarët serbë që kanë qenë vazhdimisht të mbajtur në kontakt nga perëndimorët kanë qenë edhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanovq, si dhe kryesuesi i ekipit serb të bisedimeve, Borko Stefanoviq.
Të dy këta zyrtarë gjatë gjithë ditës së premte kanë qëndruar në veri, ndërkaq që të instruktuar edhe nga zyrtarë të lartë perëndimorë kanë bërë thirrje për protesta të qeta dhe për evitim të përplasjeve të strukturave paralele me KFOR-in dhe EULEX-in.
Sipas tij, Brukseli është duke e përcjellë në detaje sjelljen e të dyja palëve. Konstruktiviteti i Serbisë në raport me vendosjen e doganierëve kosovarë në pikëkalimet kufitare ka shkuar deri aty sa xhandarmëria serbe nuk ka lejuar që grupe të ndryshme të organizuara të udhëtojnë drejtë Kosovës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












