Lajme
S’ka klimë për investime, shuhen 652 biznese
Shuarja e bizneseve në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti. Brenda pesë muajve janë shuar 652 biznese
Vetëm brenda pesë muajve të këtij viti, në Kosovë janë mbyllur më shumë se 650 kompani të ndryshme të bizneseve, duke shkaktuar shqetësim për shkaka të numri të madh të të papunëve. Kështu ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin Bizneseve, Gazmend Mejzini.
“Numri i përgjithshëm i bizneseve, të cilat kanë aplikuar për shuarje vullnetare në kuadër të Agjencisë për regjistrimin e bizneseve nga janari deri më tani është 652. Ky numër është i njëjtë me periudhën e njëjtë të viti të kaluar”, ka thënë Mejzini, sipas të cilit, nuk ka tendenca se numri i shuarjes së bizneseve po rritet.
Mejzii tha nuk i di arsyet e shuarjes së bizneseve, por përfaqësues të këtyre bizneseve thonë se kjo shuarje po ndodh për shkak ambientit të pafavorshëm biznesor.
Mungesa e qasjes në kapital, politikat e pafavorshme fiskale, ekonomia joligjore janë disa nga arsyet e shuarjes së bizneseve, konsideron, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka. Në Kosovë, sipas tij, ambienti i të bërit biznes nuk është i favorshëm, sidomos për atë ndërmarrje që janë mikro.
“Duke u nisur nga faktorë të përgjithshëm ndoshta është mungesa e lehtësirave fiskale, qasja në financa që është shumë e vështirë për këtë kategori të bizneseve, normat tatimore që në dy vitet e fundit janë përkeqësuar, sidomos për kategorinë e bizneseve të shërbimeve, ku kemi pasur një rritje tatimore prej 5 deri në 9 për qind”, thekson Zeka, citon REL.
Me shuarjen e bizneseve, po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon edhe në rritjen e shkallës së papunësisë në vend. Papunësia në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 30.9 për qind, ndërsa sipas sindikatave numri i të papunëve kalon 40 për qind.
Numri i përgjithshëm i bizneseve që figurojnë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është mbi 130 mijë. Prej tyre 99.1 për qind u takojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Një arsye tjetër e shuarjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shton drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, është edhe fakti se një pjesë e madhe e tyre hapin biznese pa pasur një plan të mirëfilltë biznesi dhe pa analizuar se cili sektor është më profitabil për ta.
“Përgjithësisht po e fajësojmë ambientin e biznesit për fajin e falimentimit të bizneseve, por në shumë raste edhe vetë kompanitë hyjnë në sektorin privat të papërgatitura”, vlerëson Zeka.
Raporti i fundit i Bankës Botërore “Të bërit Biznes”, kishte vlerësuar se Kosova ka shënuar të arritura, në krijimin e një klime të favorshme për bizneset. Ky raport e kishte radhitur Kosovën në vendin e 86-të, duke shënuar përparim për 10 pozita krahasuar me vitin e 2012.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












