Futboll
Skandali në Danimarkë: Luan me lojtarë të futsallit
Danimarka është mundur 3:0 në miqësoren ndaj Sllovakisë, derisa të dielën do të ndeshet me Uellsit në Ligën e Kombeve
Në Danimarkë ka shpërthyer skandali në futboll. Futbollistët kanë pasur një përplasje me Federatën Daneze të Futbollit për shfrytëzimin e imazhit. Klube të Superligës dhe kategorisë së parë nuk janë vënë në dispozicion të Federatës për këto dy ndeshje, ndërsa disa klube të kategorisë së dytë kanë deklaruar se solidariteti është më i rëndësishëm se shansi i marrjes së famës nëpërmjet një, ose dy ndeshjeve ndërkombëtare.
E gjitha përfundoi si një nga skandalet më të mëdha të futbollit danez, përcjell albinfo.ch.
Federata e Futbollit e Danimarkës publikoi listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar. Të gjithë futbollistët vijnë nga liga amatore ose futbolli i sallës.
Danimarka është mundur 3:0 në miqësoren ndaj Sllovakisë, derisa të dielën do të ndeshet me Uellsit në Ligën e Kombeve.
Për të evituar një dënim të rëndë nga UEFA, Federata Daneze e Futbollit ka formuar një skuadër momentale vetëm për këtë ndeshje të parë në mënyrë që të mos ta humbte ndeshjen me britanikët në tavolinë pasi në rast të tillë UEFA mund ta përjashtonte përfaqësuesen nordike edhe nga eliminatoret e Euro 2020.
Lista e Danimarkës
Morten Bank – Avarta
Christian Bannis – TPI
Mads Priisholm Bertelsen – TPI
Christian Bommelund Christensen – Jægersborg Boldklub
Rasmus Gaudin – Vanløse
Adam Fogt – Kastrup
Anders Fønss – TPI
Victor Hansen – Frederikssund
Anders Hunsballe – Greve
Oskar Højbye – Vanløse
Christoffer Haagh – Jægersborg Boldklub
Christopher Jakobsen – Hillerød
Nicolai Johansen – Vanløse
Rasmus Johanson – HIK
Kevin Jørgensen – Jægersborg Boldklub
Kasper Kempel – Skovshoved
Daniel Nielsen – Vanløse
Troels Cillius Nielsen – Birkerød
Christian Offenberg – Avarta
Kasper Skræp – TPI
Daniel Holm Sorensen-Skovshoved
Simon Vollesen-Bikerod
Louis Veis- Jagersobr Boldklub
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














