Autotech
Skandalin e “Volkswagen”-it rastësisht e zbuloi një student zviceran
Gjigandi automobilistik “Volkswagen” do të ishte më i pasur për 25 miliardë euro nëse studenti zviceran, Marc Besch, nuk do ta kishte zbuluar aksidentalisht skandalin e madh në lidhje me motorët dizelë, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”, përcjell albinfo.ch.
Besh dhe dy kolegët nga Universiteti «West Virginia» kanë studiuar se si “Volkswagen” arriti të bëjë motorët dizelë që lëshojnë kaq pak materie të dëmshme në ajër.
Instituti për hulumtimin e emetimit të gazrave i profesorit Dan Carder ka pasur mjaftë eksperiencë me këto lloje të testeve e që ishin vendimtare, shkruan “Spiegel” , pajisjet mobile të prodhimit të vet, me të cilat testohej emetimi i gazrave të lëshuara në kushtet reale
Gjatë këtyre testeve, automjetet ishin të vendosura zakonisht në garazhe përmes të cilave ishte stimuluar lëvizja në trafik. Në kushte të tilla, softwaret përkatëse mund të tregojnë rezultate të rreme. Rezultatet ishin krejt të ndryshme, gjatë testimi me “Volkswagen Passat” u liruan 20 herë më shumë substanca të dëmshme se sa lejohet, dhe “Volkswagen Jetta” madje 25 herë.
“Mendova se ndoshta nuk kanë bërë asgjë të gabuar. A është gjithçka në rregull me këto automjete? “, tha Bech pastaj në studimet e doktoratës, sic konfirmoi se “Volkswagen” kishte manipuluar sistematikisht softwaret me automjetet.
“Ne nuk kishim qëllimi që të shkatërrojmë dikë apo për të krijuar probleme serioze. Ajo ishte vetëm një projekt të vogël hulumtimi, e cila u zhvilluar në diçka të madhe.. “, tha studenti zviceran, përcjell albinfo.ch.
“Pas raportit të parë në media në lidhje me skandalin isha i vetëdijshëm se jeta ime si student normal dhe inxhinier kishte përfunduar,” tha Bech.
Besh tani është profesor-asistent dhe momentalisht punon në projektin hulumtues mbi gazrat e lëshuar nga kamionët.
E-Diaspora
-
“Nga talenti në ndikim: fuqia ekonomike e diasporës” Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen në House of Kosova në Davos, më 21... -
Kurti zhvillon takimin e parë në Davos me ministrin kanadez për promovimin e eksportit -
Albin Kurti mbërrin në Davos për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) -
27 kompani kosovare, në Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit SWISSBAU, në Basel -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos
Jeta në Zvicër
-
Faturat në letër do të jenë falas? Parlamentarët kërkojnë heqjen e tarifave Politikanët në Zvicër po kërkojnë ndalimin e tarifave që kompanitë e mëdha vendosin për faturat në... -
Krimi me AI në Schwyz: Miliona zhduken nga kompanitë -
Demonstratë kundër Forumit Ekonomik Botëror shkakton trazira në Cyrih, digjet flamuri amerikan -
Në Zvicër, faturat mjekësore në 2026 vijnë me QR Code për rimbursime më të shpejta -
Mungesa e banesave do të rritet vitin e ardhshëm












