Lajme
Skenarë optimistë se Zvicra mund ta kalojë dimrin pa kufizime të energjisë
Ndërsa Zvicra ende përballet me një krizë akute të energjisë, ajo duhet të jetë në gjendje të kalojë dimrin me fuqi të mjaftueshme, sipas një studimi të ri.
Gazeta Schweiz am Wochenende raportoi të shtunën se një studim nga Zyra Federale e Energjisë, kompania operuese e energjisë elektrike Swissgrid dhe Komisioni Federal i Energjisë Elektrike (Elcom) thotë se ndalimet mbi përdorimin e energjisë dhe kufizimet nuk duhet të jenë të nevojshme për të ndihmuar vendin të kalojë sezoni i ftohtë, transmeton Albinfo.ch.
Studimi “System Adequacy”, i cili ende nuk është publikuar, ka zhvilluar katër skenarë për këtë dimër. Për tre prej tyre, Zvicra duhet të kalojë dimrin pa ndalime, kuota ose ndërprerje të rrjetit për shkak të një kombinimi të masave të kursimit të energjisë të kryera nga popullsia, dhe kursimeve dhe rezervave të krijuara nga autoritetet federale.
Studimi thotë se situata e furnizimit me energji elektrike për këtë dimër është e tensionuar, por duhet vënë nën kontroll.
Rreziku më i madh është mungesa e gazit. Por Zvicra duhet të shmangë problemet e mëdha falë rezervave të hidrocentraleve dhe termocentraleve rezervë të planifikuar, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit













