Lajme
Skiatorët francezë ‘ndalohen’ të shkojnë në Zvicër
Franca do të marrë masa për të ndaluar skiatorët të shmangin kufizimet lokale të virusit dhe të shkojnë në vendet e tjera gjatë pushimeve të Krishtlindjeve
Presidenti Emmanuel Macron e bëri njoftimin të martën. Të mërkurën në mëngjes kryeministri francez Jean Castex shtoi njoftimin se banorët francezë që shkojnë jashtë për të skijuar do të duhet të vetizolohen për 7 ditë në kthim dhe se kontrollet kufitare do të rriten në zona të caktuara.
“Objektivi është të parandalojmë që francezët të infektohen jashtë vendit”, tha Castex, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Skijimi është ndaluar në mënyrë efektive në Francë për sezonin dimëror për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së Covid-19 pasi qeveria tha javën e kaluar se ashensorët e skive do të qëndronin të mbyllura deri në janar, edhe pse vendpushimet mund të funksiononin ndryshe.
Shpatet janë të hapura në Zvicrën fqinje, duke joshur adhuruesit francezë të sporteve dimërore të kalojnë kufirin nga 15 dhjetori, kur hiqet bllokimi aktual i pjesshëm.
“Nëse ka vende që mbajnë vendpushimet e tyre të hapura, do të ketë kontrolle për të dekurajuar francezët”, tha Macron në një konferencë shtypi, përcjell tutje albinfo.ch.
Kjo ishte për të shmangur “krijimin e një situate në të cilën ka një çekuilibër me stacionet në Francë”, tha ai.
Gjermania dhe Franca kanë kërkuar një ndalim në gjithë BE-në për ski gjatë Krishtlindjeve.
Italia dhe Spanja ende nuk kanë vendosur. Zvicra – jo një anëtare e BE-së, megjithëse ka lidhje të forta me bllokun – ka injoruar thirrjet për të rënë në vijë, për të zhgënjyer zyrtarët francezë.
“Në Zvicër ne mund të shkojmë për skijim, me planet e mbrojtjes në vend”, tha ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset, javën e kaluar.
Sektori i sporteve dimërore të Francës thotë se gjeneron rreth 11 miliardë euro (13 miliardë dollarë) të ardhura në vit dhe punëson 120,000 njerëz gjatë sezonit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel












