Sport
Skuadra kosovare vazhdon të shkruajë historinë
Feniksi hyri në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës. Në këtë fazë ekipet ndahen në katër grupe ku fituesit kalojnë në gjysmëfinale të “UEFA Futsal Cup”
Skuadra kosovare e futsallit (futbollit në sallë), Feniks po vazhdon me suksese në garat ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Kampioni i Kosovës në futsall ka arritur të kualifikohet në Raundin Elitë të “UEFA Futsall Cup”, pas fitores prej 7:3, kundër skuadrës gjeorgjiane Tbilisi State University.
Me këtë fitore Feniksi hyri në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës. Në këtë fazë ekipet ndahen në katër grupe ku fituesit kalojnë në gjysmëfinale të “UEFA Futsal Cup”.
Ky është viti i parë i pjesëmarrjes së Feniksit në garat ndërkombëtare dhe po arrin sukses të jashtëzakonshëm, duke dëshmuar se kanë potencial të madh, dhe janë shumë më të mirë se disa skuadra evropiane.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











