Kultura
Skulptura në nderim të ushtarëve amerikanë
“Kjo vepër ka të bëjë krejtësisht me humanitetin dhe heroizmin dhe atë se çfarë nënkupton të jesh njeri. Ka të bëjë me potencialin e racës njerëzore”, tha artisti
Statuja nga bronzi pothuajse 20-metërshe e artistit Sabin Howard, e titulluar “Udhëtimi i ushtarit”, që planifikohet të ekspozohet në Uashington në ditën kur përkujtohet Lufta e Parë Botërore, tregon ngjarjen e një ushtari, i cili largohet nga shtëpia për të shkuar në luftë dhe kthehet, por i tjetërsuar.
“Kjo vepër ka të bëjë krejtësisht me humanitetin dhe heroizmin dhe atë se çfarë nënkupton të jesh njeri. Ka të bëjë me potencialin e racës njerëzore”, tha artisti.
Akademia e Artit në New York ka prezantuar tashmë skulpturën e Hovard dhe do ta mbajë të ekspozuar deri më 23 mars. Hovard më pas do të flasë në një ligjëratë publike rreth krijimit të memorialit të tij, e që besohet se do të përfundojë brenda pesë vjetësh. Artisti 53-vjeçar tha se dizajni i tij final ballafaqohet me një seri miratimesh para se të ndërtohet.
Skulpturat do të zënë vend në Uashington, aty ku tashmë përkujtohen që të katër luftërat e mëdha të vendit, e para dhe e dyta botërore, ajo koreane dhe e Vietnamit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











