Lajme
Sllovenia liron Ramush Haradinajn
Hardinaj ka qëndruar dy dit në Lubjanë, pasi u ndal në aeroportin e këtij qyteti bazuar në një fletarrest lëshuar nga Serbi në vitin 2004
Autoritetet sllovene ia kanw kthyer sot pasaportën kryetarit të AAK-së dhe ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn dhe pritet që ai pasdite të arrij në Prishtinë. Hardinaj ka qëndruar dy dit në Lubjanë, pasi u ndal në aeroportin e këtij qyteti bazuar në një fletarrest lëshuar nga Serbi në vitin 2004.
Lajmin për lirimin e liderit të AAK-së, e ka konfirmuar përfaqësuesit e partisë së tij, por edhe avokati i Haradinajt.
Ndryshe, një ditë më parë, Republika e Kosovës i ka dërguar notë verbale Republikës së Sllovenisë pwr kwtw rast. Përmes kësaj note verbale, Kosova i ka shpjeguar autoriteteve sllovene, se Haradinaj ka qenë me mision special diplomatik dhe zyrtarisht ka kërkuar që t’i kthehet menjëherë pasaporta diplomatike, duke u thirrur në Konventën e Vjenës.
Gazeta më e madhe në Slloveni, Dnevnik ka kritikuar në komentin e saj qendror të së premtes, mënyrën si u soll ky shtet me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Për çështjen e Haradinajt ka shkruar edhe e përditshmja sllovene “Dnevnik”. Ajo thotë në kolumnen e rregullt se Sllovenia bëri gabime të panevojshme me rastin e arrestimit dhe konfiskimin e pasaportës të ish-kryeministri kosovar. Aty thuhet se gabimet u bënë pavarësisht asaj nëse fletarresti ndërkombëtar për Haradinajn ishte valid ose jo.
“Kur Prishtina reagon në mënyrë histerike për arrestimin, Sllovenia, në njëfarë mënyre e vë në pikëpyetje krejt procedurën e zhvilluar në kufirin e saj dhe në gjykatën e saj. Ajo u fut në një politizim të panevojshëm pasi kryeministri Miro Cerar premtoi se do të përshpejtohet procedura gjyqësore dhe pasi ministri i jashtëm, Karl Erjavec ka thënë se Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi, edhe në rast se gjykata e kërkon një gjë të tillë”, shkruan Dnevnik.
Pavarësisht se Prishtina nuk i ka kërkuar Sllovenisë ta pastrojë listën, Dnevnik thotë se Lubjana ka asrye të forta për t’u ndjerë keq në lidhje me këtë incident.
“Edhe pse Haradinaj nuk nxiti skandal diplomatik qëllimisht, ai, edhe mëtutje, padrejtësisht vë në pikëpyetje miqësinë e Sllovenisë me Kosovën për çfarë Sllovenia do duhej ta trajtojë njëjtë sikur tjerët, tamam si edhe Zvicra për rastin e Naser Oriq”, thuhet në komentin e Dnevnik.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?











