CH-Ballkani
Sllovenia mund të ndërtojë gardh kufitar me Kroacinë
“Pozita e Sllovenisë është e qartë katërçipërisht. Ne nuk do lejojmë emigrantë ilegalë në zonën Shengen,” thanë nga ministria e brendshme për median austriake, përcjell albinfo.ch. Në rast të shtimit të tyre ata do i kthejnë mbrapsht në Kroaci dhe kjo e fundit në fqinjët e saj veriorë.
Zv.kancelari austriak Heinz Strache ka bërë të ditur se në rast se Gjermania do kthente mbrapsht emigrantët ilegalë në kufi, atëherë kjo do sjellte një efekt domino, ku më së tepërmi do prekeshin vendet si Austria, Hungaria dhe Sllovenia. Ministria e brendshme sllovene për “Der Standard” ka sqaruar se deri tani në kufijtë e saj me Kroacinë gjithçka është nën kontroll dhe forcat policore janë të përgatitura.
Sllovenia është vendi i fundit i zonës Shengen dhe roli i saj është deciziv për emigrantët. Nga 1 janari deri 17 qershor në vend kanë tentuar të futen ilegalisht 2976 persona. Kjo shifër është trefish më e madhe nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Ndërtimi i gardhit
Sllovenia është në komunikim të vijueshëm me vendet rajonale dhe europiane për krizën që mund të kaplonte një valë e re e refugjatëve. Deri tani ndërtimi i gardhit në kufi me Kroacinë ka pasur një “barrierë teknike”, por ministria e brendshme në Ljublanë nuk ka mohuar mundësinë që në të ardhmen të ndërtohet një gardh në pjesën me Kroacinë ku më së tepërmi kalojnë refugjatët.
“Pozita e Sllovenisë është e qartë katërçipërisht. Ne nuk do lejojmë emigrantë ilegalë në zonën Shengen,” thanë nga ministria e brendshme për median austriake, përcjell albinfo.ch. Në rast të shtimit të tyre ata do i kthejnë mbrapsht në Kroaci dhe kjo e fundit në fqinjët e saj veriorë.
Ljublana zyrtare mbështet edhe vendosjen e policisë europiane Frontex në vendet jo anëtare të BE, ku tani punohet me palën e Shqipërisë që këto forca të stacionohen në kufijtë e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












