Bota
Snajperisti që ka kryer më së shumti vrasje në histori
Häyhä është snajperisti që ka kryer më së shumti vrasje në histori, kryesisht gjatë Luftës së Dimrit, siç njihet beteja mes Finlandës dhe Rusisë, duke vrarë 500 ushtarë rusë për 100 ditë
Simo Häyhä nga Finlanda është personi që ka kryer më së shumti vrasje në histori, duke marrë kështu epitetin si ‘snajperisti më i rrezikshëm në histori’.
Ai shërbeu për një vit në ushtri, dhe pastaj filloi të merret me bujqësi dhe gjueti. Por, kur në vitin 1939 vendin e tij e sulmoi Bashkimi Sovjetik, Simo vendosi ta ndihmojë atdheun, përcjell albinfo.ch.
Häyhä është snajperisti që ka kryer më së shumti vrasje në histori, kryesisht gjatë Luftës së Dimrit, siç njihet beteja mes Finlandës dhe Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Atij i atribuohen saktësisht 505 vrasje gjatë këtij konflikti.
Ashtu si çdo luftë tjetër që në shumicën e rasteve zhvillohet nëpër male, ai kishte menduar një ide brilante për t’ia futur frikën në palcë armikut. Mori pushkën e vet dhe disa konserva, u fsheh nëpër drunj dhe gjithë ditën gjuante në drejtim të armiqve.
Por 6 marsi i vitit 1940 ishte i pafat për Hayhan, i cili më në fund qëllohet me një plumb në kokë gjatë një prite.
Sovjetikët panë se kishte pësuar dëmtime serioze në kokë dhe pasi nuk lëvizte, menduan se kishte vdekur dhe u larguan pa i bërë diçka tjetër.
Për fat të mirë atë e gjetën bashkëluftëtarët e tij, që e dërguan në shtabin e përgjithshëm, ku i është kthyer vetëdija pas një jave.
Ushtarët që e kishin gjetur pretendonin se e gjithë pjesa e majtë e kokës i qëndronte e varur, gjë që më vonë është konfirmuar përmes fotografive.
Ai u bë i njohur për faktin se brenda një periudhe shumë të shkurtë u avancua nga grada e rreshterit në gradën e togerit, gjë që kurrë më parë nuk kishte ndodhur në historinë e ushtrisë finlandeze.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












