Shkurt.ch
Socialdemokratët kritikojnë dhe lansojnë parollën e tyre zgjedhore
Levrat ka lancuar parollën e SP-së për zgjedhjet që mbahen këtë vjeshtë. Kjo parollë është: "Politika për të gjithë dhe jo për pakicën"
Sot në Olten ka mbajtur kuvendin e saj edhe Partia Socialdemokrate e Zvicrës (SP/PS). Kryetari i kësaj partie, Christian Levrat me këtë rast ka apeluar që politika të ketë më shumë parasysh të mirën për shumicën se sa përfitimet e një pakice. Në këtë kuptim, Levrat ka lancuar parollën e SP-së për zgjedhjet që do të mbahen këtë vjeshtë. Kjo parollë është: “Politika për të gjithë dhe jo për pakicën”, shkruan drs.ch.
Politika, sipas tij, është “konkurrenca për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe jo garë për të treguar se kush është më patriot”. Kryetari i SP-së ka thënë se nuk është krejtësisht e vërtetë se në Zvicër pünët po shkojnë mirë. “Shtresa e mesme po varfërohet dhe po pret përgjigje”, ka thënë Levrat, siç transmeton nzz.ch.
Kryetari i socialdemokratëve po ashtu ka kritikuar ashpër dy minstrat federalë që vijnë nga Partia Liberale (FDP) Johann Schneider-Ammann dhe Didier Burkhalter. Sipas tij, këta dy pjesëtarë të qeverisë “duket sikur po bëjnë garë se cili di të heshtë më mirë se tjetri”.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












