Jeta në Zvicër
Sommaruga takon ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë, Adnan Jashari
Këshilltarja zvicerane e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga ka pritur sot në një takim të martën në Bernë ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë, Adnan Jashari
Fokusi i bisedimeve ndërmjet këshilltares zvicerane Sommaruga dhe homologut të saj nga Maqedonia ishte funksionimi i sistemit ligjor zviceran.
Jashari ka shprehur interesim të veçantë për reformat dhe masat që po ndërmerren në Zvicër për të garantuar pavarësinë dhe transparencën e gjyqësorit në vendin e tij.
Të dy ministrat diskutuan gjithashtu për mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe penale. Në fakt ishte biseduar se si Zvicra mund të mbështesë Republikën e Maqedonisë në përpjekjet e saj për reforma në drejtësi.
Po ashtu thuhet në një njoftim nga kabineti i Sommaruges në Bernë se janë diskutuar çështjet në fushën e noterisë dhe sistemit të arbitrazhit.
Ministrja zvicerane Sommaruga ka potencuar në takim se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve kanë ekzistuar për dekada të tëra dhe se Zvicra është tani shtëpi për më shumë se 90 mijë qytetarë të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












