Kosova
Sondazhi: 40 për qind e respondentëve e kanë një anëtar të familjes jashtë vendit
19 për qind e respondetëve u shprehën se do të dilnin për të jetuar jashtë Kosovës
Sondazhi i realizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar ka nxjerrë gjetjet se 40 për qind e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se një anëtar i familjes së tyre jeton apo punon në një ndonjë vend të huaj, ndërkaq 19 për qind e tyre kanë deklaruar se do të dilnin jashtë vendit për një periudhë më të gjatë, e jo vetëm për pushime, përcjell albinfo.ch.
Në sondazhin që është zhvilluar nga 6 deri më 27 maj, janë përgjigjur 1,200 qytetarë të Kosovës, të moshës 18 vjeç e lart.
Në pytetjen: “Nëse do të kishin mundësi, do të zgjidhnin të dilnit jashtë vendit, jo vetëm për pushime, por për një periudhë më të gjatë?”, 19 për qind janë përgjigjur definitivisht PO, 33 për qind ndoshta PO, 15 për qind ndoshta JO, 29 për qind definitivisht JO, 4 për qind kanë refuzuar të përgjigjen ose nuk e dinë.
Të pyetur: “Nëse do të kishin mundësinë të vizitojnë ndonjë nga vendet e zonës Shengen, cili do të ishte qëllimi i vizitës”, 34 për qind janë përgjigjur se do ta vizitonin si turistë, 30 për qind do ta vizitonin një anëtar të familjes që jeton jashtë vendit, 20 për qind do ta vizitonin për qëllime të lidhura me punën, 5 për qind për qëllime edukative, 8 për qind nuk planifikojnë të vizitojnë asnjë nga vendet e zonës Shengen, 4 për qind nuk e dinë ose refuzojnë të përgjigjen dhe 1 për qind – për qëllime të tjera.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












