E-Diaspora
Sonte në ARD, filmi „Der Albaner“
Filmi nuk ngjan me rrëfimet kriminalistike që i shohim rëndom në televizion. Naber në këtë kryevepër të tij të vogël rrëfen një tragjedi tronditëse njerëzore
Filmi artistik i regjisorit gjerman Johannes Naber „Der Albaner” (Shqiptari) bën fjalë për një tragjedi njerëzore të një shqiptari që në mënyrë klandestine shkon në Gjermani për të fituar para për dasmën e tij në Shqipëri.
Ngjarja e filmit të shpërblyer me çmimin “Max-Ophüls” fillon në kufi. Arbeni (Nik Xhelilaj) dhe babai i tij kthehen nga Greqia, ku kishin punuar për një kohë. Familja e tyre jeton në një fshat malor. Në fshatin e afërm jeton Etleva (Xhejlane Tërbunja), e cila tinëzisht argëtohet me Arbenin. Një dashuri e ndaluar, me pasoja. Etleva i është premtuar një të moshuari të pasur, ndërkohë që pret fëmijën nga Arbeni. Krerët e shtëpisë takohen për të shpëtuar nderin e familjes dhe të Etlevës. Por një dasmë para lindjes së fëmijës kushton shumë para. Dhe këto para duhet t`i sigurojë Arbeni sa më shpejtë që të jetë e mundur. Në Gjermani.
Johannes Naber ka studiuar filmin dokumentar. Dorëshkrimi i tij prej dokumentaristi shihet edhe në këtë film por pa lejuar që të mbetet mbrapa dramaciteti i filmit. Një kamerë e qetë kap pamje nga vendi i panjohur (Shqipëria) me ngjyra të ngrohta. Aktorët flasin në gjuhën e tyre amtare (të përkthyer me shkrim), gjë që përforcon përshtypjen e afërsisë me realitetin.
Përkundër faktit se Arbeni, pothuaj në mënyrë të dhunshme bie në një ambient kriminelësh, filmi nuk ka fare të bëjë me rrëfimet e zakonshme kriminalistike që i shohim rëndom në televizion. Naber në këtë kryevepër të vogël rrëfen një tragjedi njerëzore tronditëse.
Filmi shfaqet sonte (e enjte) nga ora 22.45.
E-Diaspora
-
Metihe Mehmeti emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve për Kantonin Vaud Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15... -
Francë: Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesë -
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në SHBA -
Katër të rinj nga Kosova nisin studimet master në Universitetin LUISS në Romë -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Zvicër
-
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra Rezulton se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, kishte rrënjë zvicerane. Hulumtime të reja kanë gjurmuar prejardhjen... -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore -
Zvicër: Më pak vizita në aktivitetet kulturore, më shumë në festivale -
Reaksionet në Zvicër pas uljes së tarifave amerikane -
Zvicër: Lindjet arritën nivelin më të ulët historik











