Kultura
Sonte në Ulqin nis edicioni i tretë i festivalit “Seanema”
Në filmat që bëjnë pjesë në programin kryesor garues është edhe “Dita zëfill” nga Gentian Koçi, “Zemrës së Sarajevës” me Ornela Kapedani që luan rol kryesor si dhe filmi “Requiem për zonjën J”
Në muzeun arkeologjik në Kalanë e Ulqinit sonte do të hapet edicioni i tretë i festivalit të filmit “Seanema”, i cili këtë vit mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës në Mal të Zi, Qendra kinematografike e Malit të Zi si dhe Komuna Ulqinit, transmeton albinfo.ch.
Filmi “Kushtetuta e Republikës së Kroacisë” i regjisorit Rajko Grliq, do të hap natën e parë të festivalit.
Në program këtë vit janë edhe dy filma produksione malazeze “Iskra” nga Gojko Berkuljan dhe “Perla e Bunës”.
Në filmat që bëjnë pjesë në programin kryesor garues është edhe “Dita zëfill” nga Gentian Koçi, “Zemrës së Sarajevës” me Ornela Kapedani që luan rol kryesor si dhe filmi “Requiem për zonjën J” etj.
Festivali i filmit “Seanema” këtë vit do të mbahet në disa lokacione, në qytetin e vjetër të Ulqinit. Tema e edicionit të tretë është “EXILE”, ndërsa në fokus janë të rinjtë që ndihen të përjashtuar për shkak të ndryshimeve kulturore si dhe nga pamundësia për t`i realizuar idetë, planet dhe ambiciet në vendin ku ata jetojnë.
Juria e festivalit përbëhet nga regjisori malazez, Pavlle Simonoviq, drejtori artistik i “PriFilmFest”, Fatos Berisha dhe ulqinakja Dafina Halili, autore dhe pjesë e ekipit të Kosovo 2.0.
Në jurinë që do të vlerësojë filmat metrazh i shkurtër do të jetë aktori, fitues i çmimit të madh të Teatrit Kombëtar të Malit të Zi, Mirko Vllahoviq, regjisori i ri malazez, Senad Shahmanoviq dhe Tomas Auksas, regjisor, producent, aktivist dhe drejtor artistik i kompanisë multimediale Liberatum nga Londra.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














