Autotech
Sony sjell qenin robot “Aibo”
Sony thotë se “Aibo” i ri mund të lidhet emocionalisht me anëtarët e një familje duke u ofruar dashuri dhe argëtim
Kompania e njohur teknologjike, Sony, ka vendosur të kthejë qenin robot ikonik me një model të ri të quajtur “Aibo”.
Sony thotë se “Aibo” i ri mund të lidhet emocionalisht me anëtarët e një familje duke u ofruar dashuri dhe argëtim. Ai mund të lëvizë të gjitha 22 pjesët e veta dhe ka dy sy me panele OLED. Jeta e baterisë është rreth dy orë, me tri orë mbushje të plotë.
Kompania ka thënë se sjelljet e qenit janë normale, me qenin që kërkon pronarin, mëson se çfarë i bën ata të lumtur dhe mësohet me kushtet e ambientit. Ai përdor teknologjinë më të re për të analizuar zërin dhe fotografitë që sheh përmes senzorëve, transmeton Albinfo.ch.
Çmimi i tij është rreth 1500 euro.
Qeni i veçantë është në dispozicion për para-porosit që nga sot në Japoni, ndërsa del në treg më 11 janar të vitit 2018.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane










