Muzikë
Sopranoja Elbenita Kajtazi dhe tenori Saimir Pirgu debutojnë në festivalin e Edinburgt-ut
Bëhet e ditur se në një ngjarje të pazakontë që shënon 900-vjetorin e qytetit të Edinburgut, Festivali Ndërkombëtar i Edinburgut për vitin 2024 do të sjellë në skenë një kombinim të mrekullueshëm të performancave artistike. Ky manifestim do të zhvillohet nga data 2 deri më 25 gusht, duke sjellë një valë të madhe të kulturës dhe muzikës në zemrën e Skocisë, transmeton albinfo.ch.
Një prej pjesëmarrësve të veçantë në këtë festival do të jetë sopranoja e njohur kosovare, Elbenita Kajtazi.
Në këtë festival të shquar, sopranoja kosovare do të këndojë rolin e Mikaelës nga opera Karmen, shkruan kultplus. Ajo gjithashtu është shprehur e lumtur që skenën do ta ndajë me mezosopranon Gawlle Arques dhe tenorin e njohur shqiptar, Saimir Pirgu.
“Të dashur miq,
Jam jashtëzakonisht e lumtur që këtë verë do bëjë debutimin tim në festivalin internacional veror të qytetit të Edinburg në Skotland.
Në këtë festival do kem rastin të këndoj rolin e Mikaelës nga opera Karmen, produksion ky që në prill kishte premieren në Opera Komike në Paris. Mezi pres të ndaj skenën me mezosopranon Gawlle Arques dhe tenorin e mirënjohur shqiptar, Saimir Pirgu”.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












