Futboll
Sot “Dardanët” synojnë fitore kundër Irlandës Veriore
Sonte, kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet me Irlandën Veriore, sfidë kjo që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell albinfo.ch.
Dardanët dhe irlandezët do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së tretë në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja jonë në duel me Irlandën Veriore hyn pas humbjes nga Greqia (0-1) dhe në duelin e sontëm skuadra opsion të vetëm e ka fitoren.
Trajneri francez, Alain Griesse, ka deklaruar se Kosova është gati për këtë duel, pavarësisht mungesave të rëndësishme në ekip, pasi për shkak të pezullimit të kartonëve mungojnë Arijanet Muriq dhe Fidan Aliti, derisa për shkak të lëndimeve në dyshim janë edhe Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova.
“Jemi në një situatë paksa të veçantë para ndeshjes me Irlandën e Veriut si pasojë e asaj që ndodhi në duelin e fundit me Greqinë, ku jemi pa dy lojtarë që u përjashtuan dhe këta i shtohen mungesave që i kemi. Jemi në vështirësi sa u përket pozicioneve të caktuara, pasi ata që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre. Mirëpo, pa dyshim se do të tentojmë t’i përshtatemi situatës, të përgatitemi dhe të kemi një paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Giresse.
Ndërkaq, trajneri i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough, në konferencën për media një ditë para ndeshjes e ka vlerësuar lart Kombëtaren e Kosovës.
Baracloughi thotë se Kosova ka përbërje me lojtarë cilësorë, ndërsa ka veçuar tre futbollistë.
“Kosova ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë dhe të nivelit të lartë. Unë vërtet jam i impresionuar me ekipin e Giresse, Rashica, Muriqi, Zhegrova e të tjerë janë shumë lojtarë të rrezikshëm. Do të shkojmë në secilën ndeshje për të fituar”, ka pohuar Baracloughu.
Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut nis në orën 20:45, derisa tashmë të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur, kështu që stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel











