Lajme
Sot fillon procesi i votimit nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve
Mësohet se periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë do të fillojë sot, më 29 tetor, e do të zgjasë deri më 12 nëntor.
Periudha e votimit nga diaspora do të zgjasë 15 ditë, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale numri i qytetarëve që kishin arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës ishte 15 mijë e 532 votues, kurse KQZ kishte pranuar 9 mijë e 610 zarfe me vota, e që krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, kishte rënie të dukshme.
Rënie pritet të ketë edhe për raundin e dytë, pasi në balotazh janë vetëm 21 komuna të Kosovës.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











