Kosova
Sot rinis dialogu Kosovë-Serbi
Sot në Bruksel do të nisë raundi i ri i bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Takimi do të jetë në nivel ekspertësh, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pritet të takohet sot me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Pas takimit me Lajçakun pritet një takim trelateral me palën serbe, e që përfaqësohet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Nga ana tjetër, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se në takimin bilateral me Lajçakun do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes mbi energjinë dhe atë të tabelave të veturave, si dhe çështja e të zhdukurve me forcë.
Ndërsa në atë trelateral do të diskutohet vetëm për çështjen e të zhdukurve me forcë.
Takime në mes të Kosovës dhe Serbisë s’ka pasur që nga muaji korrik, kur liderët shtetërorë u takuan në Bruksel.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë Impianti “Nant de Drance” ruan dhe prodhon energji përmes ujit, duke luajtur rol kyç në stabilitetin... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër?












