Kosova
Sot përfundon afati i riregjistrimit të veturave në veri të Kosovës
Zyrtarisht sot është dita e fundit që qytetarët në veri të Kosovës kanë mundësi të riregjistrojnë automjetet e tyre nga targat ilegale serbe në ato RKS-Republika e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Që nga 1 nëntori e deri më sot (15 dhjetor) janë riregjistruar rreth 4200 vetura, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Deri më tani janë regjistruar 3400 vetura. Ndërkohë që në afatin e mëhershëm janë regjistruar 800, të gjitha janë 4200”, ka theksuar Elshani.
Ndërkaq, në rast se nuk shtyhet përsëri afati, pas 15 dhjetorit, Elshani tha se veturat me targa ilegale do të konsiderohen si të paregjistruara.
Ai po ashtu theksoi se nëse një veturë del në komunikacion me targat ilegale, shoferit do t’i shqiptohet gjobë prej 150 eurosh si dhe do t’i merren targat, dokumentacioni dhe vetura do të largohet nga komunikacioni.
Mirëpo, siç tha ai, nëse sërish personi del në komunikacion me të njëjtën veturë, atëherë ajo do të konfiskohet.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih











