Kosova
Sot përfundon panairi Siwssbau, kompanitë kosovare patën performancë të shkëlqyer
Ishte pa dyshim panair i suksesshëm, ku përveç tjerash, ishin përfaqësuar edhe shumë kompani të suksesshme të Kosovës, të cilat u prezantuan denjësisht në Swissbau nga data 16 janar e deri më sot, në qytetin Bazel të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Kompanitë kosovare morën mbështetje nga Klasteri Prefab Kosova dhe USAID Kosovo Compete Activity.
Po ashtu mbështje morën edhe nga Kosovo Investment and Enterprise Support Agency – KIESA, PPSE dhe Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
“Shtëpinë e Kosovës” (House of Kosova), një shtëpi e madhe druri, të ngritur në hapësirat e panairit dhe Pavilionin e Kosovës, ku kanë przeantuar produkte e tyre kompanitë e Kosovës i ka vizituare në ditën e parë edhe Kryministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe përfaqësues tjerë shtetërorë.
PPSE po mbështetë pjesëmarrjen e kompanive Kosovare në panairin SwissBAU me qëllim të promovimit të eksportit dhe krijimit të vendeve të reja të punës në Kosovë.
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest
Albinfo.ch
Po ashtu lexoni:
Pjesëmarrja e industrisë kosovare të drurit në Swissbau, një rrëfim suksesi i ekonomisë së Kosovës
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












