Lajme
Sot shënohet “Dita e Diasporës” në Kosovë
Zv.ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Bekim Brestovci, ka uruar 2 Gushtin, Ditën e Diasporës në Kosovë.
Në një shkrim të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” ai ka uruar këtë ditë, duke theksuar që për shkak të pandemisë nuk është organizuar ndonjë aktivitet.
Shkrimi i plotë i tij:
2 GUSHTI, DITA E DIASPORËS NË KOSOVË
Diaspora shqiptare me origjinë nga Kosova, u krijua ndër decenie si rezultat i gjendjes së rëndë ekonomike, përndjekjeve politike e represive si dhe nga gjenocidi e dëbimi masiv nga trojet e tyre shekullore të ushtruar nga pushteti i Serbisë që datojnë që nga viti 1912 (shpërngulja e madhe e shqiptarëve në Turqi) e deri tek dëbimi masiv gjatë luftës së fundit të viteve 1998-1999.
E shpërndarë thuaja në çdo cep të botës, Diaspora jonë e mirëintegruar në shtetet pritëse, shumë shpejt u bë bartëse e organizimeve të panumërta të cilat Kosovën e ndihmuan në organizimin e sajë politik, në senzibilizimin e qështjes politike dhe aspiratave të popullit të Kosovës, në funksionalizimin e sistemit paralel shtetëror të viteve 90-ta e deri në kintributin sublim për çlirimin e vendit përmes ndihmave materiale për luftën por edhe përmes kyqjes së drejtoërdrejtë vullnetare në UÇK.
Diaspora jonë, përveq ndihmave të mëdha përmes Remitencave, dha deri më tani një kontribut të madh në rimëkëmbjen ekonomike të vendit duke investuar kapitalin e tyre në shumë e shumë ndërmarrje prodhuese, ndërtimore, shërbyese e hoteliere, duke ndihmuar kështu edhe zbutjen e papunësisë e cila është një ndër preokupimet kryesore të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Viteve të fundit, për krenarinë tonë pjesëtarë të Diasporës jo vetëm që po tregohen të suksesshëm në afarizëm, në sport, muzikë, në shkencë e shumë lëmi profesionale por tanimë po bëhen edhe pjesë aktive në jetën politike në shtetet në të cilat jetojnë duke marrë edhe pozita politike të avansuara.
Sot kurë ne po shënojmë Ditën e Diasporës, edhe pse këtë vit për shkat të pandemisë dhe në shenjë të respektimit të rregullave të IKSHP, pa ndonjë aktivitet të theksuar, në emër timin personal por edhe nga funksioni im zëvendësministër në MPJD, urimit tim i bashkangjes edhe zotimin tim për punë të palodhshme dhe angazhimin tim maksimal në krijimin e mundësive të një përfaqësimi dinjitoz të interesave dhe nevojave të Diasporės në RKS.
Urime për çdo pjesëtarë të Diasporës, 2 Gushti, Dita e Diasporës!
Respekt e konsideratë të pafund për kontributin tuaj në intres dhe dobi të RKS-së.
Zv.ministri i MPJD-së në Dtën e Diasporës zotohet për përfaqësim dinjitoz të interesave dhe nevojave.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë













