E-Diaspora
Sot shpallet dënimi për bombën e dërguar në adresë të “Bota Sot”
Prokurori i lëndës ka kërkuar 11 vjet burg për veprën penale tentim vrasjeje të shumëfishtë
Sot, në Gjykatën Penale Federale të Zvicrës në Bellinzona pritet të shpallet vendimi gjyqësor për shqiptarin nga Maqedonia, J. LL., i fajësuar për dërgesën e bombës në redaksinë e gazetës “Bota Sot” në Cyrih në vitin 2002.
Prokurori i lëndës ka kërkuar 11 vjet burg për veprën penale tentim vrasjeje të shumëfishtë, shkruan sda.ch.
J.Ll. kishte thënë gjatë procesit gjyqësor se bomba të cilën e kishte “maskuar” në paketën që do ta dërgonte si dhuratë me një shishe vere brenda, ka qenë vetëm si një vërejtje ose paralajmërim për botuesin e gazetës Bota Sot.
I akuzuari ka deklaruar se paketën e ka mjeshtëruar vetë dhe me këtë nuk ka dashur të lëndojë askënd, pasi që ka konsideruar se ajo nuk funksionon gjegjësisht nuk shpërthen, transmeton albinfo.ch. Por, në praktikë, hetuesit e kanë konstatuar të kundërtën, pra ajo do të shpërthente, sikur adresanti ta hapte në mënyrën e paraparë për hapje të paketave të tilla (PostPac, që mund të blihen në çdo filial poste në Zvicër).
Ndërkaq si “arsye” për këtë veprim të tij, i akuzuari ka përmendur tronditjen e fortë emocionale për viktimat civile të masakrave në luftën e Kosovës. Si reaksion të shpejtë nga kjo gjendje ai ka konstruktuar bombën në fjalë.
Vetëm rastësia ua ka shpëtuar jetën anëtarëve të familjes Mazrekaj (botues të gazetës) të cilët ndodheshin në shtëpi, në momentin kur po hapej paketa e ardhur me etiketën e një shisheje vere si dhuratë. Kjo për faktin se botuesi (Xhevdet Mazrekaj), paketën e ka hapur rastësisht në atë mënyrë që nuk ka shkaktuar eksplodimin.
Po ashtu ka qenë rastësia ajo që ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit për postimin e bombës, një shqiptari nga Maqedonia, me shtetësi të dyfishtë maqedonase-zvicerane (J.Ll.), transmeton albinfo.ch mediat zvicerane. I apostrofuari ka qenë i angazhuar në luftën e UÇK-së në Maqedoni.
Pas një rrahjeje në një diskotekë të Cyrihut, në vitin 2016, ku ishte përfshirë dhe ai, të akuzuarit i ishte marrë prova e ADN-së. Me krahasimin e saj është gjetur se ajo ishte identike me ADN-më e personit që kishte dërguar bombën në vitin 2002. Prej atëherë J. Ll. qëndron në paraburgim në Zvicër.
Për arsye se hapja e paketës ka rrezikuar jetën e një numri personash, akuza e Prokurorisë Federale është për tentim vrasjeje të shumëfishtë. Ndërsa mbrojtja do të provojë që kualifikimi i veprës si tentimvrasje e shumëfishtë të zbutet në tentimvrasje me paramendim. Ky ndryshim kualifikimi do të kishte ndikim të madh në vjetërsimin e lëndës. Në rastin e parë, ndjekja penale është e mundur edhe pas 30 vitesh nga kryerja ndërsa në të dytin, vetëm pas 15 vitesh.
Vendimi gjyqësor pritet të shpallet gjatë ditës së sotme.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim












