Tematike
Sot vendoset: A ishte racist slogani “Kosovarët therin zviceranin”
Kjo do të jetë hera e parë në historinë e saj që Gjykata Federale do të vendosë për të dënuar ose jo si raciste një fushatë politike, prandaj është me kaq shumë peshë gjykimi i sotëm
Sot rreth mesditës Gjykata Federale e Zvicrës do të shpallë verdiktin e saj! Ai pritet të japë përgjigjen përfundimtare lidhur me ankesën e dy krerëve të SVP/UDC-së Martin Baltisser dhe Silvia Bär ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Bernës, e cila i kishte dënuar ata për tekstin e pllakatit “Kosovarët therin zviceranin”.
Kjo do të jetë hera e parë në historinë e saj që Gjykata Federale do të vendosë për të dënuar ose jo si raciste një fushatë politike, prandaj është me kaq shumë peshë gjykimi i sotëm. Siç dihet, teksti i pllakatit “Kosovarët therin zviceranin” kishte shërbyer si slogan për referendumin e udhëhequr nga SVP për dëbimin e të huajve me dosje krimi dhe kjo e bënte atë tekst më të kontestueshëm, shkruan albinfo.ch. Referendumi ishte fituar!
Gjykata e Lartë e Kantonit të Bernës e i kishte dënuar dy krerë të SVP-së me dënime me gjobë, duke e shpallur tekstin, diskriminues ndaj kosovarëve, shkruan derbund.ch. Por, dy të dënuarit, Baltiser dhe Bär nuk janë pajtuar me vendimi, duke bërë ankesë në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër. Kjo e fundit do të zhvillojë sot një seancë publike për të gjykuar lidhur me tekstin e kontestuar, transmeton albinfo.ch. Lëndë e procesit të sotshëm është: a mund të konsiderohet afishja në fjalë si tekst me përmbajtje diskriminimi në bazë race.
Për Gjykatën e Lartë të Bernës çdo gjë është e qartë: afishja si e tërë e identifikon etninë kosovare si të barabartë me ushtruesit e dhunës, me ç`rast është bërë një reduktim i padenjë për dinjitetin njerëzor dhe shprehje me përmbajtje raciste diskriminuese.
Ndërsa sipas Baltisser dhe Bär në afishe vetëm është shkruar për aktin e dhunës që kishte ndodhur në Interlaken në gusht 2011. Dhe, sipas tyre, është e qartë se me këtë rast nuk është menduar për kosovarët si tërësi. Siç dihet tashmë, një shtetas i Kosovës i shoqëruar nga një tjetër person, pas një zënke kishte therur me thikë një mundës zviceran, funksionar lokal i SVP-së, përcjell albinfo.ch.
Por cilën mënyrë të leximit do ta zgjedhin si të drejtë gjykatësit e Gjykatës Federale? Gazeta shoshit argumentet pro dhe kundër njërit dhe interpretimit tjetër. Ajo që do të vlerësohet me vendimin që do të sjellë gjykata në fjalë është se si kuptohet ky tekst nga vështruesi ose lexuesi mesatar, transmeton albinfo.ch Pra, vendimi duhet të argumentojë nëse vëzhguesi mesatar e kupton atë sikur të gjithë kosovarët identifikohen si therës ose jo, thuhet veç tjerash në artikull.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe














