Kosova
Sot votohet në Serbi, shqiptarët garojnë me dy lista
Në Serbi këtë të dielë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale e parlamentare.
8 mijë e 273 qendra të votimit atje, do të jenë të hapur nga ora 07:00 deri në orën 20:00.
Të drejtë vote do të kenë 6.5 milionë qytetarë dhe zgjedhjet e Serbisë, nuk do të lejohen në Kosovë.
Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë do të mund të udhëtojnë për në Serbi, për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë.
Siç shkruan Radio Evropa e Lirë, ata do të mund të votojnë në katër qytetet në jug të Serbisë: në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin, përcjell albinfo.ch.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke thënë se “projekti serb për heshtjen e zërit shqip duhet të përballet me rezistencë e mosnënshtrim”.
Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista. Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.
Disa sondazhe publike e nxjerrin partinë e presidentit aktual të Serbisë. Aleksandar Vuçiq, si fituese të zgjedhjeve, në rendin e dytë koalicionin e partive opozitare, dhe të tretën, Partinë Socialiste, të ish-ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, që është partnere në koalicion me SNS-në, shkruan REL.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













