Kuriozitete
Sozia e Cristiano Ronaldos po e shijon jetën në Irak
Një futbollist amator në Irak po shijon jetën e një të famshmi duke iu falënderuar ngjashmërisë së tij me futbollistin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.
Për dallim prej portugezit që luan në një prej klubeve më të mira në botë, Biwar Abdullah nuk luan për një klub të mirë në Irak, por të ardhurat e tij i nxjerr jashtë fushave të blerta, duke punuar në ndërtimtari.
“Njerëzit më thonë se dukem si Ronaldo, por është e rëndësishme që një ditë ta takoj”, thotë Abdullah, i cili ka një familje të varfër në qytetin Soran.
25-vjeçari mbetet një figurë e njohur e këtij qyteti, sepse njerëzit shpesh e ndalin për të bërë foto me të.
“Biwari ka shumë fansa dhe jemi të lumtur që e kemi. Njerëzit e duan, sidomos ata të Soranit”, thotë një shitës i gjësendeve sportive, ku Abdullahu shpesh blen veshmbathje.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel










